Skip to product information
TEDDY Upgrade

TEDDY Upgrade

€1.395,00

Zgjeroje TEDDY-n tënd me opsionet tona të gjithanshme Upgrade Plus ose Upgrade Corner!
Me një modul Upgrade, mund ta shndërrosh lehtësisht divanin tënd të dashur në një kënd elegant ose në një 3-vendësh të gjerë dhe mbresëlënës. Zgjidh mes Upgrade Plus ose dy konfigurimeve unike të Upgrade Corner – Open/Closed, për ta përshtatur në mënyrë perfekte me hapësirën tënde të ndenjjes.

Nuk ka nevojë të zëvendësosh TEDDY-n që ke – thjesht shto modulin e ri Upgrade dhe shijo një rregullim më funksional e të freskët. Shto rehati dhe shfrytëzo maksimalisht hapësirën tënde pa mundim, me shndërrimin tonë në divan këndi.

Çdo Corner Upgrade, si varianti Open ashtu edhe ai Closed, përfshin 2 shufra të mëdha metalike. Plus Upgrade përfshin 1 shufër të madhe metalike.

DIMENSTIONET

Shop now

PYETJET ME TE SHPESHTA

Cfare materiali perbehet divani TEDDY?

Divani TEDDY është i veshur me kadife me vija të trasha, e njohur për butësinë dhe ngrohtësinë e saj, duke krijuar një ndjesi të këndshme në çdo prekje. Struktura e tij mbështetet nga shufra hekuri të kromuara, që i japin forcë dhe jetëgjatësi.

Dyshekët janë bërë nga sfungjer cilësor dhe i dendur, i cili ofron ekuilibër mes mbështetjes së fortë dhe rehatisë, si për ulje të përditshme, ashtu edhe për gjumë.

TEDDY është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një divan elegant, të qëndrueshëm dhe të rehatshëm në çdo moment.

Ka nevoje per montim divani TEDDY?

Kërkohet vetëm një montim minimal. Shufrat metalike vijnë në dy pjesë që mund të vidhen lehtësisht me dorë – pa pasur nevojë për vegla! Pjesa tjetër e divanit nuk kërkon asnjë montim, ndaj mund ta shijosh menjëherë.

Si ta shndërroj divanin TEDDY në shtrat?

Shndërrimi i divanit TEDDY në shtrat është i shpejtë dhe i lehtë:

  1. Hap divanin duke vendosur dyshekun e sipërm në dysheme.
  2. Fikso dyshekët me shiritat ngjitës (Velcro) që të qëndrojnë në vend.
Si ta pastroj dhe ta mirëmbaj divanin TEDDY?

Mbulesat e jastëkëve dhe të dyshekëve mund të hiqen lehtësisht falë zinxhirit. Ato lahen në lavatriçe deri në 30°C, duke përdorur një detergjent të butë. Për rezultate më të mira, kthejini nga ana e brendshme përpara larjes.

A është i përshtatshëm divani TEDDY për përdorim të përditshëm si shtrat?

Patjetër! Dyshekët janë bërë nga sfungjer cilësor dhe i dendur, i projektuar si për ulje ashtu edhe për gjumë. Fortësia e tyre siguron qëndrueshmëri dhe i ndihmon të ruajnë formën edhe me përdorim të përditshëm si shtrat.

A mund ta provoj divanin TEDDY në dyqan para se ta blej?

Brandi SOHU, që sjell divanet origjinalë TEDDY, sapo ka mbërritur në Shqipëri.

Deri në hapjen e showroom-it tonë, ofrojmë mundësinë që ta provoni divanin falas në shtëpinë tuaj, pa asnjë kosto shtesë. Nëse ju përshtatet dhe ju pëlqen, mund të bëni porosinë menjëherë.

Për të shmangur çdo keqkuptim, është e rëndësishme të jeni në dijeni të çmimit përpara se të rezervoni provën. Kështu sigurohemi që eksperienca juaj të jetë e qartë dhe transparente.