Politika e Privatësisë
SOHU® grumbullon dhe përpunon të dhënat personale të klientëve dhe përdoruesve të saj për përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, si dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar).
Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.sohusofa.com , Memento Art Studio mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale përmes:
-
plotësimit të formularëve të kontaktit / kërkesave online,
-
dërgimit të mesazheve përmes kanaleve të komunikimit të publikuara në faqe,
-
komunikimeve që lidhen me porosi, kërkesa informacioni apo bashkëpunime.
Të dhënat e dhëna nga përdoruesi në këto raste regjistrohen në sistemet e SOHU® dhe/ose të ofruesve të autorizuar të shërbimit. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.
Qëllimi i përpunimit të të dhënave
SOHU® siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative, përfshirë (por pa u kufizuar në):
-
komunikimin mbi kërkesat online,
-
realizimin e porosive dhe/ose shërbimeve,
-
kontaktin për sqarime, konfirmime, ofertë apo mbështetje,
-
administrimin e komunikimeve dhe kërkesave të klientëve.
Duke përdorur faqen dhe/ose duke dhënë miratimin për kontakt/regjistrim, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.
Përgjegjësia për përditësimin e të dhënave
Subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të regjistruara, me qëllim që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar.
Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë:
-
akses në të dhënat e tyre,
-
korrigjimin apo përditësimin e të dhënave,
në përputhje me kërkesat e neneve 13 dhe 18 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Kërkesa mund të dërgohet në: info@sohusofa.com
Siguria dhe konfidencialiteti
SOHU® garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e ligjit përkatës.
Të dhënat personale të mbledhura dhe të ruajtura në databazat e Memento Art Studio përpunohen nga punonjësit dhe/ose bashkëpunëtorët e autorizuar të kontrolluesit të të dhënave, si dhe nga persona të ngarkuar me përpunimin kur është e nevojshme për realizimin e shërbimit.
Këto të dhëna nuk transferohen apo komunikohen te palë të treta, përveç rasteve kur:
-
është dhënë pëlqimi i subjektit të të dhënave, ose
-
informacioni kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.
E drejta për tërheqje të pëlqimit dhe fshirje
Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit/tërheqjes së pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të dhëna vullnetarisht, si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave, sipas kushteve ligjore dhe/ose kontraktuale të marrëdhënies mes palëve.
Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave pranojnë kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të SOHU®